×
  • Lajme
  • Lajme

    Mazreku: UÇK-ja ka qenë kundër regjimit serb, por assesi kundër civilëve

    Reporteri
    31 Tetor 2024 | 17:22

    Dëshmitari Haxhi Mazreku ka vazhduar dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të gjyqtarit, Mazreku tha se UÇK-ja ka qenë kundër regjimit serb,uniformës serbe e policisë serbe, por assesi kundër civilëve.

    “Veprimi jem që ka qenë, unë qysh kam vepru në atë kohën e luftës, është për me u mburr shqiptarët, është për me u mburr edhe Evropa, edhe mbarë bota, sepse në punë të pahijshme kur thuhet ose në krime ose në keqpërdorime, unë gjithmonë kam intervenu nuk bon kështu, duhet me kanë ka e mara, ka e mira me e mbrojt ndash me mjete, ndash me familjar, ndash me anë të pushkës me i mbrojt për mos me ardh deri te një e keqe, ka thënë Mazreku. Kështu Mazreku përfundoi dëshminë e tij.

    Pas tij erdhi përsëri Nuredin Ibishi, i cili filloi dëshminë javën e kaluar. Ai fillimisht u pyet për Enver Sekiraqën, për të cilin i kishte thënë ZPS-së se e njeh si person problematik që prej viteve 1990 dhe se ai është në burg për shkak të një dënimi penal.

    Ibishi u pyet nëse e dinte që Sekiraqa është arratisur nga drejtësia në Kosovë.

    “Aq sa kam informacione para se të vijë këtu, ashtu është. Mendoj që është i arratisur”, është përgjigjur Ibishi.

    Tutje, Ibishi u pyet për njohjet e tij me të akuzuarit. Ai foli për një takim të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në zonën operative të Llapit, ku mori pjesë Thaçi.

    “Po nuk e disha aty për aty, na është njoftu para se të shkojmë në momentin e dorëzimit apo marrjes së vendimeve për emërim në poste pra. Na njoftuan paraprakisht e një delegacioni të them të shtabit të përgjithshëm, nga ata e njohja vetëm zotin Krasniqi, ngase ai kishte paraqitje mediatike në kuptim të promovimit të UCK si zëdhënës apo zëfolës dhe nga ajo ishte në mediat e ndryshme dhe nga ato kontakte në ato shikime, nga aspekti mediatik të them më shumë e kam njoh si figurë”.

    Tutje Ibishi u pyet nga gjyqtari Christoph Barthe, se “A e dini cili ka qenë roli ose funksioni i Rexhep Selimit brenda shtabit të përgjithshëm?.

    “Unë në kohën, për kohën nuk e kam ditur. Më vonë e kam kuptuar. Shumë vonë”, është përgjigjur Ibishi.

    Seanca ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit vazhdon të hënën./RTK

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!