×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 1 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë, pas gati dy muajsh nuk pati asnjë viktimë

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 7:36

    Pas gati dy muaj nga shifra të larta të viktimave nga COVID-19, sot nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.


    Përgjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se asnjë pacientë i infektuar me COVID-19 nuk ka humbur jetën.

    Më 9 gusht, MSh kishte njoftuar se nuk ishte shënuar asnjë rast i vdekjes, kur ishte edhe data e fundit që nuk pati viktima nga koronavirusi në Kosovë.

    Megjithatë procesi i vaksinimit po vazhdon në qytetet e Kosovës, ku gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 10 mijë e 736 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Kujtojmë se java e fundit e muajit gusht ishte e zezë pasi që për pesë ditë kishin humbur jetën 78 persona si pasojë e infektimit me koronavirus.

    Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht është 1 mijë e 676.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!