×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 10 mijë testime për koronavirus janë bërë në Kosovë, lakorja e rasteve aktive rritet sërish

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 8:12

    Pas një jave kur numri i të infektuarve me koronavirus ra ndjeshëm, në dy ditët e para të kësaj jave lakoja e rasteve aktive është rritur sërish.


    Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 11 raste të reja, gjersa në disa qytete që deklaruan se beteja ishte fituar, janë kthyer sërish rastet, shkruan Reporteri.

    Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR nga data 8 shkurt, e deri më sot tashmë janë zhvilluar mbi 10 mijë testime.

    Aktualisht në vend janë 210 raste aktive me COVID-19, gjersa numri i përgjithshëm konsiderohet të jetë 895.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 657 raste, gjersa 28 persona kanë vdekur.

    Nga 4 maji si pasojë e rënies së numrit të rasteve, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësim të masave. Faza e dytë e lehtësimit pritet të fillojë më 18 maj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!