Mbi 1000 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.
Sipas raportit nga SHSKUK-ja, nga 1016 sa janë të hospitalizuar, 902 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 797 prej tyre në oksigjenoterapi.
Sipas raportit, 37 prej pacientëve janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Raporti i plotë:
Në QKUK 358 pacientë të shtrirë, 325 prej tyre COVID-19 pozitivë, 309 me oksigjenoterapi.
– Klinika Infektive, 119 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 54 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 22 paciente
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 93 pacientë
– Klinika Infektive 3 (Interno), 56 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 658 pacientë, 577 prej tyre COVID-19 pozitivë, 488 me oksigjenoterapi.
– Spitali i Prizrenit, 130 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 126 pacientë
– Spitali i Pejës, 162 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 112 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 18 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 82 pacientë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.