Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se janë mbledhur mbi 11 mijë nënshkrime nga qytetarët për peticionin i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.
Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se peticioni ka përfunduar dhe se nesër bashkë me përfaqësuesit e tjerë të subjekteve politike do e dorëzojnë në Parlamentin e Kosovës.
“Këtë të drejtë kushtetuese e kërkuan qytetarët dhe bashkarisht me subjektet politike, u organizuam që kjo të realizohet si reagim qytetar, ndaj ngjarjeve tragjike që ndodhën në komunën tonë. I falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe secilin vullnetar që dha kontributin e tij”, ka shkruar Muharremaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.