×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 22:54

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 12 mijë e 760. Sipas këtij instituti, deri më tani si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën 2 mijë e 53 qytetarë.


    Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Sipas IKSHPK’së “numri total i rasteve pozitive është 100.655 raste nga 493.776 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2”.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.842 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.760”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!