Në dy ditët e para të festës së Fitër Bajramit në Kosovë kanë ndodhur një numër i madh aksidentesh në komunikacion.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, më 13 dhe 14 maj kanë ndodhur 127 aksidente. Më 13 maj kanë ndodhur 64 aksidente komunikacioni, ku 33 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 31 tjerë vetëm me dëme materiale, transmeton Telegrafi.
Kurse, më 14 maj ( e premte) gjithsej aksidente trafiku ishin 63, një prej tyre me fatalitet, 28 me persona të lënduar dhe 34 me dëme materiale.
Përgjatë kësaj kohe, policia ka shqiptuar edhe një numër të madh tiketash, për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Vetëm më 13 maj, policia ka shqiptuar 274 tiketa, ndërkaq më datën 14 maj ka shqiptuar 1 mijë e 131 tiketa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.