×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 14 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 7:31

    11 persona kanë vdekur dje nga COVID-19 në vendin tonë, kurse 512 raste të reja janë shënuar.


    Në total numri i rasteve aktive është 14 mijë e 284, kurse nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 1926 persona.

    Edhe pse kishte një rënie të lehtë të rasteve të reja por që numri i vdekjeve mbeti i lartë, qeveria mori vendim dje për masa të reja anti-COVID.

    Nga nesër deri më 18 prill do të ketë orë policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

    Kjo nuk është pritur mirë, pasi Oda e Hotelierisë ka paralajmëruar protestë për ditën e premte, kurse gastronomët kanë thënë se pas 12 ditësh nëse nuk lehtësohen masat do t’i hapin dyqanet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!