×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 15 mijë raste aktive me COVID në Kosovë, 369 mijë qytetarë të imunizuar

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 7:29

    Rënia e rasteve ditore me COVID-19, ka bërë që në Kosovë të bie edhe numri i rasteve aktive.


    Aktualisht, në Kosovë janë edhe 15 mijë e 835 raste aktive.

    Në total, janë dhënë 1 milion e 66 vaksina, teksa me të dy dozat janë imunizuar gjithsej 369 mijë qytetarë.

    Aktualisht janë në fuqi masat restriktive të vëna nga qeveria Kurti të cilat do të jenë në fuqi deri më 26 shtator.

    Varësisht nga situata epidemiologjike, pritet të ketë lirim të tyre, varësisht edhe nga numri i të vaksinuarve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!