×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 150 gra shtatzëna me COVID-19 janë trajtuar deri tani në Klinikën e Gjinekologjisë

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 10:41

    Nga fillimi i pandemisë mbi 150 gra shtatzëna që ishin prekur nga Covid-19 janë trajtuar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.


    Mjeku Blerim Syla, i cili është pjesë e Klinikës së Gjinekologjisë, ka folur edhe rreth gjendjes së repartit COVID në këtë klinikë.

    Sipas tij, aty aktualisht janë duke u trajtuar 5 shtatzëna dhe sipas tij gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

    Ai ka thënë se si klinikë për momentin kanë kapacitete për pranimin e grave shtatzëna që janë të prekura me COVID-19.

    “Neve në Klinikën Gjinekologjike në vazhdimësi kemi pacientë, aktualisht i kemi 5 pacientë por shifra po ndryshon nga ora në orë. Ajo çka mund të them se numri ka kaluar mbi 150 shtatzënave që kanë kaluar nëpër repartin tonë, për momentin kemi kapacitete për shtatzëna dhe sëmundje të tjera. Për momentin (gjendja) është shumë e mirë, monitorimi sepse ne kemi një sistem ndryshe sepse gjinekologët e kryejnë punën e tyre nën menaxhim të tonin dhe pastaj bëhet konsultimi me infektologë dhe pulmologë, nuk po ka problem”, theksoi Syla për Kp.

    Nga fillimi i pandemisë rreth 70 gra të infektuara me COVID-19 kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë.

    Ndërsa katër shtatzëna kanë humbur jetën nga ky virus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!