×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 19 mijë persona morën vaksinën anti-COVID në Kosovë

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 15:08

    Deri të martën e 20 prillit, në Kosovë janë vaksinuar 19 mijë e 77 persona me vaksinën kundër koronavirusit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.


    Sipas listës së publikuar nga kjo ministri, Prishtina prin si komunë me 4302 persona të vaksinuar. Pas saj vjen Gjakova me 1582 e Ferizaj me 1397.

    Deri sot në Kosovë janë vaksinuar të moshuarit mbi 80-vjeç, ata mbi 75-vjeç por me sëmundje kronike dhe stafi shëndetësor.

    Kosova është furnizuar vetëm me 24 mijë vaksina të kompanisë “AstraZeneca” nëpërmjet programit COVAX.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!