×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 2 mijë kosovarëve në 5 muajt e fundit iu është ndaluar drejtimi i veturës

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 17:02

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.


    Kështu, gjatë periudhës kohore janar – maj të këtij viti, Policia ua ka ndaluar vozitjen mijëra shoferëve.

    Sipas policisë, 2 mijë e 506 shoferëve për pesë muajt e kaluar u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, kurse 5 mijë e 859 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.

    Policia ka apeluar që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën mund të mbeten pa patentë shoferi!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!