×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 300 minatorë në nëntokë, dorëhiqet u.d. i drejtorit të Trepçës, Hysen Vrajolli

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 11:14

    Numri i minatorëve kosovarë që po ngujohen nën tokë po vazhdon të rritet, në shenjë proteste për mosekzekutimin e pagave.


    Duke parë gjendjen aktuale dhe grevat që kanë nisur nga minatorët, pas një mbledhje të Bordit të Trepçës, të mbajtur sot ka dhënë dorëheqje ushtruesi i detyrës së drejtorit të Trepçës, Hysen Vrajolli.

    “Të nderuar minatorë kryeshefi ekzekutiv Hysen Vrajolli ka dhënë dorëheqjen nga pozita U.D. kryeshef ekzekutiv i Trepça Sh.A.”, njofton Sindikata e Re e Trepçës.

    Kjo sindikatë u bën thirrje minatorëve të ndërpresin grevën, pasi ju siguron se nesër në mëngjes do t’iu dalin pagat.

    “Mjetet që i ka nda qeveria e Kosovës dalin sot ose nesër në mëngjes në xhirollogarinë e Trepça Sh.A. (informatat janë të sakta). Ne si si Sindikatë e re ju ftojmë që të ndërpritet greva dhe të fillojmë me punën”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa Sabri Ismajli nga Sindikata e Trepçës ka konfirmuar për Reporteri.net se numri i minatorëve që janë nën tokë është mbi 300 persona.

    “Të gjitha ndërrimet kanë hyrë në grevë, numri i përgjithshëm është mbi 300”, ka thënë ai.

    Ismajli thotë se të gjitha këto parregullsi që po ndodhin duhet njëherë e përgjithmonë t’i thotë stop Ministria e Ekonomisë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!