×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 74 mijë persona kanë marrë vaksinën antiCOVID në Kosovë

    Reporteri
    03 Qershor 2021 | 12:58

    Mbi 2000 persona e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës antiCOVID në gjithë vendin, njofton menaxheri i Qendrës së vaksinimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.


    Ai tha se që nga marsi janë vaksinuar 74 mijë e 500 persona.

    “Edhe sot po vazhdon vaksinimi i qytetarëve dhe personelit shëndetësor ku paralelisht jemi duke shkuar me dozën e parë për qytetarët dhe me dozën e dytë për personelin shëndetësor”, tha ai.

    “Aktualisht deri në këto qaste kemi mbi 450 të vaksinuar ndërsa nëse i referohemi nivelit të vendit kemi 1600 të vaksinuar. Nga totali i përgjithshëm nga dita e parë deri në këto qaste kemi 74 mijë e 500 të vaksinuar dhe të gjithë janë duke respektua pjesën e terminit dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Nëse i referohemi totalit mbi 2 000 janë të vaksinuar të dozës së dytë”, shtoi Bardhi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!