×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 800 euro për dreka e bileta aeroplani, këto janë shpenzimet e Besnik Bislimit si zëvendëskryeministër

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 19:52

    Autor: Besfort Veseli


    Krahas shpenzimeve të Kryeministrit Kurti me ekipën e tij, Gazeta Online “Reporteri.net” nëpërmjet kërkesës për qasje në dokumente zyrtare ka siguruar qasje edhe në harxhimet e zëvendës kryeministrave Besnik Bislimi e Emilija Rexhepi.


    Në dokumentet e përcjellura nga Kabineti i Kurtit, në 100 ditët e para si zëvendës kryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog ka harxhuar gjithsej 1 mijë e 684 euro.

    Numri dy i Qeverisë Kurti për akomodim e bileta për udhëtime jashtë vendit harxhoi plot 667 euro.

    Ndërsa për dreka zyrtare, zëvendësi i Kurtit shpenzoi 545.50 euro e për derivate saktësisht 116 euro.

    Nga buxheti i Kosovës, Bislimi mori 355 euro meditje gjatë periudhës 22 mars – 30 qershor.

    Edhe zëvendëskryeministrja tjetër që vjen nga komuniteti boshnjak, Rexhepi shpenzoi gjithsej 2 mijë e 103 euro, ku 180 euro shkuan për mëditje dhe 1 mijë e 292 euro për dreka zyrtare.

    Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, harxhoi 631 euro për derivate.

    Por, Rexhepi nuk ka shpenzuar asnjë cent të financave publike për akomodim dhe bileta.
    Këshilltarët e saj shpenzuan vetëm për derivate 445 euro.

    Gjithsej Kabineti i Kryeministrit Kurti dhe të zëvendëskryeministrave të Qeverisë shpenzuan për 100 ditë plotë 11 mijë e 802 euro e 25 cent.

    Më parë, Reporteri.net ka shkruar rreth shpenzimeve të Kurtit e të stafit të tij, shuma e të cilave është e vogël në krahasim me kryeministrat paraprak.

    Ajo çfarë ra në sy në harxhimet 100 ditore të kryeministrit Kurti ishte mos marrja e medijteve ndonëse ai udhëtoi disa herë jashtë vendit.

    Ndërkaq, shifrat e dërguara në adresë të Reporteri.net nga MPJD janë llogaritur gabim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!