Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes sot e ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024.
Edhe pozita, por edhe opozita u pajtuan që të ketë edhe një takim tjetër për kërkesa të reja lidhur me buxhetin për ushtri.
“Duke e pasur parasysh çështjen e buxhetit, është mirë me e mbajtë edhe një takim tjetër”, ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.
Ndërsa kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, ka shprehur dyshimet që amendamenti i Projektligjit për Buxhetin për ushtrinë po mbahet fshehtë.
“Ka fjalë se po mbahen fshehtë takime si nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe të VV-së dhe nuk po duan ta diskutojnë me neve si Komision”, ka thënë Berisha./EO
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.