Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar edhe sot mbledhjen specilale të Qeverisë, e që mbahet nesër, në të cilën temë kryesore do të jetë programi i qeverisë. Në fakt në këtë mbledhjemund të ketë edhe shumë vendime të mëdha që lidhen me taksën dhe dialogun, shkruan Reporteri.net.
Të dy partnerët qeverisës, LDK dhe VV kanë mospajtime të thëlla sa i përket dialogut dhe taksës. Kryeministri Kurti nuk e hoqi në terësi taksën dje, propozim që nuk e pranoi as LDK-ja dhe as Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
LDK madje paralajmëroi se nëse ‘refuzohen kërkesat amerikane dhe dialogu zvarritet, dalin nga Qeveria’. Thanë se nëse taksa hiqet komplet këtë javë, të martën shkojnë në Shtëpi të Bardhë për të nisur dialogun final’.
Por, për çka tjetër do të jetë kjo mbledhje e së shtunës, tash kur po bëhen një muaj nga formimi i qeverisë.
Kurti e konsideroi si një takim tejet të rëndësishëm për Qeverinë e tij, shkruan Reporteri.
“Unë kisha theksuar rëndësinë e mbledhjës së nesërme që kemi, e cila është mbledhje gjithëditore, që Draft-Programin e Qeverisë të përgatitur nga Zyra e Planifikimit Strategjik, ta shndërrojmë në program tonin qeverisës në një plan të punës dhe aksionit, me të cilin do ta realizojmë orientimin e ri të qeverisë së Kosovës të votuar me 3 shkurt të këtij viti”, tha ai në përfundim të mbledhjes së sotme, ku u shkarkuan borde të tjera.
Pati edhe një kërkesë për ministrat e tij.
“Është mirë që të gjithë ministrat, dy zëvëndëksryeministrat gjithë ditën e neserme ta lënë të lirë për këtë mbledhje të rendësishme”, deklaroi Kurti./Reporteri