×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbledhja e Qeverisë në ora 16:00, ndër pikat kryesore shtesat për punëtoret shëndetësor

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 15:12

    Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot me fillim prej orës 16:00, ndërsa në rend dite është shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarje të mjeteve shtesë për pagesa të shtesës në pagë për sektorin e shëndetësisë dhe zyrtarët policorë për angazhimin në përballjen me pandeminë.


    Gjithashtu, do të shqyrtohet edhe ndarja e mjeteve financiare tek organizatat buxhetore të caktuara me qëllim të mbulimit të kostos së shtesave për skemat sociale e pensionale për muajt prill, maj dhe qershor.

    Pos tyre, në rend dite është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të bordit të drejtorëve të Telekomit si dhe shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

    Pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtim-propozimi për ndryshimin e plotësimin e vendimit lidhur me masat për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!