×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet Qeveria, miraton ndarjen e mbi 10 milionë eurove për Pakon e Ringjalljes Ekonomike

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 19:54
    Fotografi nga arkivi.

    Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, këtë herë në formë elektronike.

    Në këtë mbledhje, Kurti me ministrat e tij ka miratuar disa vendime, ndër to edhe vendimin për ndarjen e 10.3 milionë eurove për zbatimin e masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Këto janë të gjitha vendimet e miratuara:

    – Vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës jep mendim lidhur me Nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-158. Qeveria vlerëson nismën në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë mbështetë nismën e propozuar dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka vlerësuar se kjo nismë nuk krijon kosto shtesë buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

    – Vendimin për themelimin e Komisionit për Shtesën e Kushteve Specifike të Punës.

    – Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 29/112 të datës 13 dhjetor 2022 për miratimin e Planit të Veprimit për Zbutjen e Ndikimit të Menjëhershëm Socio-Ekonomik të Krizës Energjetike.

    – Vendimin për miratimin e ekuivalencës së sistemit të vjetër me sistemin e ri të klasifikimit të koeficienteve me qëllim të llogaritjes së pagës bazë për të punësuarit në sektorin publik, sipas Ligjit Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik për të cilët është i nevojshëm procesi i klasifikimit të vendeve të punës.

    – Vendimin për ndarjen e 10,300,000.00 euro për zbatimin e masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!