×
  • Lajme
  • Lajme / Vendimet

    Mblidhet Qeveria, miraton rritjen e pensioneve – sa janë e sa do të bëhen tash e tutje?

    Reporteri
    11 Tetor 2024 | 19:32

    Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e shumës së përfitimit të skemave Pensionale të financuara nga shteti duke filluar nga muaji tetor, në mbledhjen e mbajtur sot në formë elektronike, shkruan Reporteri.net.

    Rrita e shumës do të bëhet për pensionet bazike-sociale, pensionin kontributdhënës, skemën e fëmijëve me aftësi të kufizuara, pensionin për personat e verbër, pensionin për personat parapelgjikë dhe tetraplegjikë, pensionin familjar, pensionin invalidor i punës dhe pensionin e parakohshëm për Trepçën.

    Si do të ndryshojnë këto pensione pas rritjes?

    1.1. Pensionet bazike – sociale, nga shuma aktuale prej njëqind euro (100.00€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120.00€).

    1.2. Pensioni kontributdhënës I – nga shuma aktuale prej njëqind e tetëdhjetë e dy euro (182.00€) në shumën prej dyqind e tetëmbëdhjetë euro e dyzetë cent (218.40€).

    1.3. Pensioni kontributdhënës II – nga shuma aktuale prej njëqind e nëntëdhjetë e tetë euro (198.00€) në shumën prej dyqind e tridhjetë e shtatë euro e gjashtëdhjetë cent (237.60€).

    1.4. Pensioni kontributdhënës III – nga shuma aktuale prej dyqind e katërmbëdhjetë euro (214.00€) në shumën prej dyqind e pesëdhjetë e gjashtë euro e tetëdhjetë cent (256.80€).

    1.5. Pensioni kontributdhënës IV – nga shuma aktuale prej dyqind e gjashtëdhjetë e pesë euro (265€) në shumën prej treqind e tetëmbëdhjetë euro (318€).

    1.6. Skema e fëmijëve me aftësi të kufizuar 1-18 – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€).

    1.7. Pensionet e aftësisë së kufizuar – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€).

    1.8. Pensioni për personat e verbër I – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e pesë plus njëqind e njëzetë e pesë euro (125+125€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë plus njëqind e pesëdhjetë euro (150+150€).

    1.9. Pensioni për personat e verbër II – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e pesë euro (125€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë euro (150€).

    1.10. Pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë I – nga shuma aktuale prej njëqind e pesëdhjetë plus njëqind e pesëdhjetë euro (150+150€) në shumën prej njëqind e tetëdhjetë plus njëqind e tetëdhjetë euro (180+180€).

    1.11. Pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë II – nga shuma aktuale prej njëqind e pesëdhjetë euro (150€) në shumën prej njëqind e tetëdhjetë euro (180€).

    1.12. Pensioni familjar – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€);

    1.13. Pensioni invalidor i punës – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€).

    1.14. Pensioni i parakohshëm për Trepçën – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e gjashtë euro (126€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë e një euro e njëzetë cent (151.20€).

    Vendimet e tjera të kësaj mbledhje

    Në këtë mbledhje janë emëruar edhe dy Komisione Ad hoc. Njëri për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, e tjetri për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, në këtë përbërje:

    Janë ndarë edhe 200 mijë euro  për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore/vërshimet e ndodhura në Bosnje e Hercegovinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!