Në mesin e të kthyerve mbrëmë nga zonat e konfliktit janë edhe 9 fëmijë, prindërit e të cilëve janë vrarë gjatë luftimeve në Siri, këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një konferencë për media, shkruan Reporteri.net
Ai ka treguar se në total janë kthyer 110 persona prej tyre 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, në mesin e tyre janë 9 fëmijë pa prindër.
Këta persona kanë arritur në aeroportin e Prishtinës rreth orës 23:00 mbrëmë.
Personat e kthyer janë dërguara në qendrën e azilkërkueseve në Vranidoll, komuna e Prishtinës.
Ndryshe, rreth 80 kosovarë llogaritën të jenë vrarë gjatë luftimeve në Siri e Irak, derisa si xhihadistë i ishin bashkuar organizatave terroriste ISIS e Al-Nussra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.