Gjatë shpalosjes së argumenteve mbrojtëse, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka prezantuar një video në të cilën ultra-nacionalisti serb Vojislav Seselj kërcënonte se “nëse NATO do të bombardonte Serbinë, do të kishte ca viktima serbe, por asnjë shqiptarë nuk do të mbetej në Kosovë.
Seselj, i dënuar për krime lufte, asokohe kishte hyrë në koalicion me presidentin serb Slobodan Milosevic.
Paralajmërimi i tij për spastrim etnik dhe vrasje të shqiptarëve filloi pak ditë pas kësaj deklarate, në mars të vitit 1999.
Avokati Gregory Kehoe, ka thënë se plani i autoriteteve ka qenë spastrimi etnik, ta pastronin Kosovën nga shqiptarët e Kosovës.
Ai ka përmendur qëllimin e Serbisë- spastrimi etnik të Kosovës që sipas avokatit Zyra e Prokurorit të Specializuar në fjalën e tyre hyrëse nuk e ka trajtuar këtë aspekt.
Kjo fushatë e bombardimit sipas avokatit vazhdoi nga 24 marsi 1999 deri me 9 qershor.
“800 mijë shqiptar u dëbuan drejt vendeve tjera dhe 500 mijë u zhvendosen, u dogjën shtëpi, u vranë njerëz, u helmuan burimet ujore, që të mos lejonin shqiptarët e Kosovës të ktheheshin më në vendin e tyre. Depërtimi i këtyre individëve ishte masiv”, ka thënë avokati.