×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtja e Thaçit: Janë qindra dëshmitarë që s’dimë asgjë për ta

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 12:14

    Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper ka deklaruar se janë bërë të ditur 124 dëshmitë në rastin e klientit të tij, mirëpo nuk është dhënë asnjë informatë rreth tyre.


    “Ka dëshmitarë që s’janë bërë të ditur, nuk është dhënë ndonjë përmbledhje, çfarë do të diskutojnë këta dëshmitarë. Asnjë dëshmitarë nuk është bërë i njohur bashkë me provat sepse kur ka një dëshmitar, duhet të ketë edhe të dhëna”, ka deklaruar ai.

    Hooper ka shtuar se mungojnë dëshmitë dhe të dhënat e tyre.

    Ndërsa Prokurorja e ZPS-së ndërsa foli për dëshmitarët, shumë nga të cilët tha se do të përdoren gjatë gjykimit kundër ish-krerëve të UÇK-së.

    Para kësaj konference, Zyra e Prokurorit të Specializuar, përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka kërkuar sërish që fillimi i gjykimit të jetë në shtator të vitit 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!