×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet depoja kryesore e “Viva Fresh Store”, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj

    Reporteri
    10 Mars 2022 | 22:25

    Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës sonte kanë ndërmarrë aksion të inspektimit dhe bastisjes së depos kryesore të zinxhirit të marketeve “Viva Fresh Store” në Çagllavicë.

    Për aksionin raportoi Gazeta Online Reporteri.net nga vendi i ngjarjes.

    Siç morri vesh Gazeta Online Reporteri.net, aksioni u zhvillua pasi u dyshua se ky rrjet i njohur i marketeve në Kosovë tash e sa ditë ka mashtruar klientë të saj me rritjen e çmimeve të vajit dhe heqjen e produkteve nga raftet e marketeve me arsyetimin sa ka mungesë të tyre.

    E duket se dyshimet po dalin të bazuara. Shkak i tyre, pas bastisjes së Krimeve Ekonomike, depoja e “Viva Fresh Store” në Çagllavicë është mbyllur për afat të pacaktuar dhe lënda ka shkuar në gjykatë.

    Tutje, Demokracia raporton se gjatë inspektimit në këtë depo janë gjetur stoqe pa mbulueshmëri me dokumente dhe çmime në shpërpushje me rregullat e tregut.

    Për më tepër, në stoqet e depos së Viva Fresh Store janë gjetur edhe 100 mijë litra vaj, të cilat dyshohet se janë fshehur qëllimisht dhe nuk janë hedhur në treg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!