×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet për qarkullim rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 8:36

    Rruga “Fehmi Agani” do të jetë e mbyllur për qarkullim.


    Kjo rrugë është mbyllur në ora 08:00 të mëngjesit dhe nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë e tillë.

    Në këtë rrugë janë parë disa punëtorë duke vendosur skenë, shkruan indeksonline.

    Kujtojmë se Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë ndonjë njoftim lidhur me mbylljen e kësaj rruge.

    Njoftimi i fundit që ka bërë kreu Shpend Ahmeti në rrjetet sociale është ai për largimin e disa kiosqeve të vjetra të zbrazëta.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!