×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    MD jep tender në vlerë gati 2 mijë euro për furnizim me lule

    Reporteri
    09 Tetor 2024 | 18:33

    Ministria e Drejtësisë ka dhënë tender në vlerë prej 1 mijë e 900 euro për furnizim me lule. Kontrata është për një vit, shkruan Reporteri.net.

    Në dosjen e tenderit të publikuar në e-prokurim, figuron se me këtë kontratë parashihet furnizimi me 40 buqeta lulesh të freskëta të mesme, 30 buqeta lulesh të freskëta të mëdha, 10 ikiban komplet i vogël, 10 ikiban komplet i mesëm, tri kurora lulesh për përkujtime si dhe 200 kajranfila.

    Kontrata i është dhënë kompanisë “Orchide Floëer SH.P.K”. Kjo kontratë është dhënë  dje, derisa nënshkrimi i saj ka qenë i planifikuar të bëhet sot.

    “Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!