Gjykata Speciale ka caktuar konferencën e tretë të statusit në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Data për mbajtjen e konferencës së tretë statutore është caktuar me 14 dhjetor, në orën 15:00.
Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.
Më 28 shtator, ai nuk kishte nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me krime lufte në Kosovë.
Kurse, me 28 tetor, ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja.
Më 23 nëntor, gjykata vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.