×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 2017 “VV, parti kriminale” – këshilltari i Kurti tani ndërron deklaratat: Të korruptuarit janë në PSD

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 12:08

    Ndonëse në vitin 2017 deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje në embrion është parti kriminale, tri vite më vonë Shkëlzen Gashi, tani në pozitën e këshilltarit të kryeministrit në detyrë ka ndryshuar qëndrim.


    Sot, në konferencën e përbashkët me Kurtin, Gashi ka tentuar ta arsyetojë deklaratën e dhënë në 2017-në.

    Sipas Gashit, të korruptuarit e të korruptueshmit janë ish-deputetët e Vetëvendosjes, të cilët në mars të 2018-s braktisën partinë e Kurtit.

    “Me siguri ka qenë para zgjedhje ose gjatë zgjedhjeve – natyrisht që nuk muj me pas mendimin e njëjtë sepse shumica dërmuese e atyre për të cilët kam aluduar që janë të korruptum e të korruptueshëm e kanë braktisë Lëvizjen Vetëvendosje dhe kanë formu një subjekt të ri dhe pastaj ju kanë bashkangjitur partive tjera kriminale që gjatë tërë kohës i kanë akuzuar si parti kriminale do të thotë jemi në vitin 2020 kanë kaluar 3 vjet”, ka thënë Gashi.

    Në 2017-në, Shkëlzen Gashi në cilësinë e njërit prej ish-themeluesve të Lëvizjes Vetëvendosje në intervistë për Kosovo 2.0, pati deklaruar se për VV-në, kriminelët kur janë me partitë tjera janë kriminelë, kurse kur janë me VV-në janë patriotë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!