×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 2019-tën, shoferët paguan mbi 10 milionë euro gjoba

    Reporteri
    01 Mars 2020 | 20:54

    Sipas Policisë së Kosovës, vitin e kaluar janë shqiptuar mbi 445 mijë tiketa të trafikut.


    Mbi 1 mijë e 200 tiketa shqiptoi policia e Kosovës në 24 orët e fundit.E si pasojë e mosrespektimit të shenjave të komunikacionit, 17 persona kërkuan ndihmë mjekësore.

    Ndërkohë 37 aksidente të tjera, përfunduan me dëme materiale.Ndërkaq, vetëm në javën e fundit, Policia ka shqiptuar afër 3 mijë tiketa të trafikut.

    E numër i madh i tiketave, ishin shqiptuar edhe gjatë tërë vitit të kaluar.Sipas një përgjigje të Policisë së Kosovës për Televizionin 7, vetëm gjatë 2019-ës, janë shqiptuar afër gjysmë milioni tiketa.Ndërkohë, më së shumti kosovarët në trafik, u gjobiten si pasojë e mosrespektimit të shpejtësisë së kufizuar.

    Nga numri i përgjithshëm i tiketave të shqiptuara për vitin 2019, prej 445,729, llojet më të shpeshta të kundërvajtjeve kanë qenë:

    • 40.9 % mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar,

    • 14.8 % parkim i parregullt,

    • 9.7 % rripi i sigurisë,

    • 5.4 % mos respektim i shenjave të trafikut, dhe

    • kundërvajtjet tjera me përqindje më të vogël.

    Edhe shuma që shoferet paguan për këto kundërvajtje, ishte goxha e madhe.

    Vetëm brenda vitit të kaluar, sipas një përgjigje nga Ministria e Financave dhe Transfereve, ngasësit paguan mbi 10 milion e 500 mijë euro.

    Ministria e Financave dhe Transfereve

    Sipas të dhënave nga Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Financave të Kosovës (SIMFK), në vitin 2019 shuma e të hyrave nga gjobat në trafik kanë qenë gjithsej 10,520,651.83 Euro.

    Po ashtu, në këtë përgjigje, bëhet e ditur që sipas Ligjit të Financave te Pushtetit Lokal neni 18, gjobat e shqiptuara për shkeljet në trafik janë të hyra vetanake të komunave.

    Ndërsa alokimi i këtyre mjeteve është bërë për çdo muaj nga Policia e Kosovës në komunat përkatëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!