Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Të hënën dhe të martën do të ketë më shumë rreze dielli. Nga dita e mërkurë një sistem vranësirash të dendura do ta përfshijë territorin tonë duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë deri me datë 17 maj, kur pritet një ndryshim pak sa më i theksuar i motit.
Kushtet agrometeorologjike deri më tani nuk paraqiten të mira për shkak të thatësisë, por reshjet edhe ashtu të pakta që po parashihen do ta zbusin ketë situatë të krijuar agrometeorologjike.
Indeksi UV do të jetë i lartë, kështu që këshillat e IKSHP që prej orës 9-17 të mos iu ekspozohemi rrezeve direkt të diellit, mbesin në fuqi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.