×
  • Lajme
  • Lajme

    Me dokumentarin “20 ditë në Mariupol” në Prishtinë shënohet dyvjetori i fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia

    Reporteri
    23 Shkurt 2024 | 23:58

    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot bashkë me përfaqësues qeveritar, shoqëria civile, mediat dhe komuniteti ndërkombëtar kanë shënuar dy vjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, organizim ky në të cilin është parë edhe filmi dokumentar i nominuar për çmimin Oscar “20 Days in Mariupol”.

    Hovenier në fjalën e tij ka thënë se në këtë film bëhet fjalë për rrëfimin tronditës të gazetarëve të cilët ishin bllokuar në Mariupol pas sulmit të Rusisë.

    “Ne dëgjuam gjithashtu nga gazetarja ukrainase Liudmyla Makei dhe historiani publik amerikan Jason Steinhauer për kërcënimin e vazhdueshëm që pushtimi rus paraqet për paqen dhe prosperitetin global. Së bashku, ne qëndrojmë në solidaritet me popullin trim të Ukrainës ndërsa ata vazhdojnë luftën e tyre për liri, demokraci, pavarësi dhe integritet territorial.”, ka shkruar Hovenier.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!