×
  • Lajme
  • Lajme

    Me fotografinë e tij në duar, gruaja i jep lamtumirën e fundit Qerim Kelmendit

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 17:04

    Arjeta Kelmendi, gruaja e ish-luftëtarit të radhëve të para të UÇK-së, Qerim Kelmendit, me fotografi të tij në dorë i dha lamtumirën e fundit.


    Gjatë gjithë ceremonisë së varrimit të Kelmendit, gruaja Arjeta, është parë duke mbajtur fotografinë e bashkëshortit të saj, i cili u vra mëngjesin e së enjtës.

    Kelmendi u arros sot me nderime shtetërore, në Kompleksin e Dëshmorëve të UÇK-së në Gllogjan.

    Me këtë rast ka folur edhe Osman Kelmendi, vëllai i Qerim Kelmendit, i cili tha se jetën ia ndërprenë dhe se ne familja do të marrin vetëm dhimbjen, shkruan indeksonline.

    “Faleminderit për dhimbjen që po ndajmë bashkë, faleminderit për rreshtimin që po i bëhet vëllait tonë sot në krah të pushkëve çlirimtare të atdheut! Titulli i vetëm që ai e dëshiroi gjithë jetën e tij, dhe e mëshiroi me gjithë përkushtimin e tij. Era e xhaxhit, nga sot do të dua edhe unë si shokët e babit, edhe pse ata janë shokë dhe vetëm të tillë, dhe dinë të duan me zemrën e atdheut. Ti do të jesh pengu ynë, ylli unë i familjes. Qerim vëlla, rrugën tënde të jetës ta ndërprenë, kjo është humbje që ne nuk e deshëm. Nga kjo, ne familja do të marrim vetëm dhimbjen”, tha ai.

    Qerim Kelmendi pas ka lënë gruan dhe një vajzë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!