×
  • Lajme
  • Lajme

    Me foton e këtij kosovari në Maqedoni po fitojnë shuma të majme parash, ai rrëfen gjithçka

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 14:27

    Ky është Sabit Gashi nga Suhareka, fotografia e të cilit po keqpërdoret nga disa qytetarë në Maqedoninë Veriore për të përfituar para.


    Duke u paraqitur me emra të ndryshëm ata po kontaktojnë me bashkëkombësit në Shqipëri, duke u thënë se gjatë një udhëtimi me familjen në Maqedoni, kanë bërë aksident dhe fëmijët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Madje, tërheqjen e parave ata po e bëjnë nga institucionet financiare dhe me numra personalë të pasaportave. Por, qytetarët pasi kishin kuptuar se kanë rënë pre e mashtrimit, kishin nisur kërkimet për Gashin, i cili vetëm brenda dy muajve të fundit ka pranuar pesë telefonata.

    E personat target janë ata që përmes fotografive shihen se bëjnë jetë të mirë dhe mbajnë foto me fëmijët. Me disa prej tyre ka biseduar edhe Top Channel-i të cilët pa dashur të flisnin para kamerës kanë thënë se po vazhdojnë t’i mbajnë dëshmitë në rast nevoje të raportimit në polici.

    Gashi të gjitha faktet i ka dorëzuar te Policia e Kosovës, prej të cilëve po pret që në bashkëpunim me policinë maqedonase t’i vërë para drejtësisë mashtruesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!