×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me horra nuk shkohet në Evropë” – Blerim Latifi zbulon “skenarin” e dytë të blerjes së votave

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 19:45

    Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Blerim Latifi ka reaguar përsëri lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, si dhe votat që morën kandidatët për ulëse në Kuvend.


    Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se vullneti i qytetarëve falsifikohet në momentin që mbyllen vendvotimet.

    Sipas tij, duke pasur parasysh këto gjëra në Kosovë, nuk mund të ankohemi pse nuk na i hapë Evropa dyert.

    “Me horra nuk shkohet në Evropë”.

    Postimi i plotë i tij:

    Gjatë fushatës më pyesnin njerëzit: Si i ke punët me komisionerët në vendvotime? Po me vëzhguesit? E si duhet t’i kem?, i pyesja. Për t’i ruajtur votat tua, më përgjigjeshin. Dhe vazhdonin : Nëse komisionerët nuk janë me ty, votat t’i marrin dhe ua hedhin të tjerëve, gjatë përpilimit të tabelave përfundimtare. Por, e keqja nuk sosë këtu, sepse edhe në rastin kur komisionerët janë me ty, duhet t’i ruash ata, për arsye se vjen tjetri dhe t’i blenë me para.
    Pra, thënë shkurt e shqip: demokracia kosovare, që në aktin e saj themelor, është një mashtrim i madh, një pazar i ndytë komisionerësh e vëzhguesish. Vullneti i qytetarëve fillon e falsifikohet me t’u mbyllur qendrat e votimit. E pastaj ankohemi se Europa nuk po na i hapë dyert! Natyrisht që nuk na i hapë. Me horra nuk shkohet në Europë. Me horra veç një rrugë është e hapur: rruga e shtetit të dështuar!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!