×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    “Më ka nderu, e kam nderu”, Agim Bahtiri tregon pse ia çoi shishen e qumështit për fëmijë Paris Gurit

    Reporteri
    25 Prill 2025 | 11:26

    Gjatë seancës së sotme, Agim Bahtiri i VV’së është parë duke i dhënë një biberon me qumësht deputetit të LDK-së, Paris Guri.

    Ky veprim i Bahtirit vjen disa ditë pasi Guri deklaroi se ai vetë do të votonte për Kryeparlamentar vetëm Agim Bahtirin nga VV’ja.

    Në momentin e kapur nga Reporteri.net, shihet se Bahtiri më pas i jep dorën Gurit dhe largohet për në ulësen e tij. Paris Guri më pas e ka marrë biberonin dhe e ka hedhur në shportën e mbeturinave.

    E pas dështimit të seancës, Bahtiri u pyet për këtë veprim.

    “Më ka nderu e kam nderu”, tha shkurt Bahtiri për mediat. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!