Me koeficientin e ri, ministrave iu rritet paga e profesorëve iu ulet

Me koeficientin prej 105 eurove që e ka përcaktuar Qeveria e Kosovës, profesorëve universitar do t’u ulet paga, derisa ministrave do t’u rritet ndjeshëm.

Derisa një profesor i rregullt deri më tani ka marrë 1486 euro, me ligjin e ri do të marrë 1302 euro, pra ulje prej rreth 200 euro.

Profesorit asistent i është ulë paga për 150 euro. Nga 1334 sa ka marrë deri tani, me Ligjin e ri do të marrë vetëm 1197.

Profesori Asistent nga 1182 euro sa ka marrë, tani do të marrē vetëm 1092, pra rreth 100 euro ma pak.

Ndërkaq, Asistenti nga 803 sa e kishte pagën, tani do të marrë 756.