Në Kosovë të premten janë konfirmuar të premten edhe 34 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 703.
Me këto raste të konfirmuara, Kosova e kalon sërish Shqipërinë e cila dje kishte vetëm 15 raste të reja me 678 të infektuar në total, shkruan Reporteri.
Rastet pozitive të konfirmuara mbrëmë në Kosovë janë raste kontakti nga Gjilani, Prizreni, Ferizaj, Rahoveci, Dragashi, Prishtina, Skenderaj, Malisheva dhe Zveçani.
Dy rastet e konfirmuara në Rahovec u bë e ditur se janë dy infermiere në Spitalin Regjional të Prizrenit.
Në ditën e 43 që kur janë konfirmuar rastet e para me COVID-19 në Kosovë, u shfaqën dy rastet e para edhe në Komunën e Dragashit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.