×
  • Lajme
  • Lajme

    Me ndërmjetësimin e Grenell: Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhat

    Reporteri
    14 Shkurt 2020 | 9:57

    Është finalizuar marrëveshja  për hapjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë.


    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të ambasadorit Grenell, para pak çastesh kanë nënshkruar Letrën e shprehjes së interesit për autostrada dhe Letrën e shprehjes së interesit për hekurudha, shkruan Reporteri.net.

    Ambasadori Grenell ka falënderuar të dy palët për siç ka thënë ai gatishmërinë për të bashkëpunuar.

    Kujtojmë se përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës ishin takuar disa javë më parë në Ambasadën Amerikane në Berlin me homologët e tyre serbë, për të biseduar për mundësinë e hapjes së korridorit hekurudhor Prishtinë-Beograd. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!