Spanja ka hequr veton ndaj Kosovës për pjesëmarrje në samite, takime dhe konferenca ndërkombëtare. Vetoja ishte vendosur nga Spanja në vitin 2018 nga Mariano Rajoy.
Sipas Europa Press, kryeministri Pedro Sánchez do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor i cili do të mbahet me datë 6 maj. Për shkak të pandemisë së Covid-19, samiti do të mbahet me anë të videokonferencave. Në samitin e 6 majit, pritet të marrë pjesë edhe Kosova.
Spanja nuk e njeh Kosovën dhe burime diplomatike pranë qeverisë spanjolle bëjnë me dije se nuk ka ndryshim pozicioni në territorin e Ballkanit Perëndimor.
Ministrja e Jashtme, Arancha González Laya tha se qëllimi i Spanjës është i njëjtë me atë të Bashkimit Evropian, të arrijë një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit. Ajo gjithashtu bëri me dije se Spanja nuk ka ndërmend të qëndrojë si një vëzhguese në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Nëse boshti i Evropës lëviz në lindje, Spanja gjithashtu duhet të lëvizë dhe duhet të kontribuojë në zgjidhjen e konflikteve atje ku ka konflikte”- tha González Laya.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.