Me një shkrim përplot gabime, Labi njofton se nuk është zgjedhur deputet

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Labinot Tahiri, nuk ka arritur të marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.


Ky i fundit njoftimin që nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës e ka bërë në rrjetet sociale, me ç’rast ka thënë se aktivitetin e tij do ta vazhdojë tutje por tashmë jashtë Kuvendit.

Njoftimi i Labinot Tahirit ka qenë i shoqëruar me përplot gabime drejtshkrimore.

“Përshêndetje njerëz të mirëë. Po vazhdoj të mbaj balancimin, në mes të drejtësisë dhe padrejtësisë. Bëhet mirë!
Njeriu lind dhe ndërtohet për kohën që do ti viej në qastet e duhura! Sikurse brenda kuvendit, tani edhe jasht kuvendit, do jem gjithmonë shërbetorë i njerëzve tanë! ë Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labinot Tahiri.