×
  • Lajme
  • Lajme

    Me një video nga aeroplani, Kurti tregon se për ku është nisur pas Texasit

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 19:09

    Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një video në Facebook, përmes së cilës ka njoftuar për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimet që do t’i zhvillojë.

    Ai ka treguar se është duke u nisur prej Dallasit për në Ioëa. Pas kësaj vizite, Kurti ka treguar se do të vazhdojë vizitën për në Çikago, Miçigan, Nju Jork e për Uashington DC, shkruan Reporteri.net.

    “Nga Teksasi vazhdojmë në Iowa, për forcimin e mëtejmë të partneritetit në mes të FSK’së dhe Gardës Kombëtare të Iowas. Edhe shumë takime na presin në Chicago, Michigan, Boston, Neë York, Washington DC”, ka shkruar Kurti.

    Kurti s’ka dhënë shumë detaje për takimet e realizuara deri tash, por vetëm ka thënë se kanë qenë “takime shumë të dobishme me komunitetin e biznesmenëve shqiptaro-amerikanë dhe amerikanë”

    “Jam këtu në aeroplan në Dallas, duke u nisur për Iowa. Në Teksas kemi pasur takime shumë të dobishme me komunitetin e biznesmenëve shqiptaro-amerikanë dhe amerikanë, por në të njëjtën kohë edhe me ata të cilët janë në fushën e agro-kulturës sepse në Republikën e Kosovës për këtë vit e kemi rritur buxhetin, posaçërisht për mbrojtje dhe siguri dhe për bujqësi. Pas këtyre takimeve dhe bashkëbisedimeve do të vazhdojmë për Ioëa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku e kemi një marrëdhënie speciale për shkak të gardës nacionale, por gjithashtu edhe për shkak të konsullatës tonë. Mirë u pafshim prej Ioëas, prej nga mandej vazhdojmë për Çikago, për Miçigan, Nju Jork e për Uashington DC.”, ka deklaruar Kurti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!