×
  • Lajme
  • Lajme

    Me pistoletë në brez e drogë në xhep tenton t’u ikë policisë me vrap nëpër qendër të Prishtinës, por arrestohet

    Reporteri
    31 Gusht 2020 | 15:33

    Një aksion që jemi mësuar ta shohim vetëm në filmat aksion, ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në sheshin “Zahir Pajaziti”, shkruan Reporteri.net.


    Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës mbrëmjen e së dielës kanë kryer një arrestim të rrezikshëm në qendër të Prishtinës, duke e arrestuar një person me armë në dorë.

    Atij përvec revoles “TT” me dy karikator të mbushur me 15 fishekë i janë zënë edhe susbstanca narkotike të llojit marihuanë, shkruan Reporteri.net.

    Nga ky aksion janë lënduar edhe dy zyrtarë të Policisë së Kosovës.

    Lajmin për Reporteri.net e ka bërë të ditur një burim i Reporteri.net Brenda Policisë së Kosovës.

    Ky burim i ka treguar Reporteri.net se si ka ndodhur kjo ngjarje.

    Burimi ka thënë se e tëra ngjarja ka nisur kur Policia ka ndalur një veturë të tipit Mercedes me ngjyrë të kaltër.

    Ai ka thënë se kur të dyshuarit i është kërkuar dokumentacioni ai ka dalë nga vetura dhe ka nisur të vrapojë drejt sheshit “Zahir Pajaziti”.

    Me armë në dorë ai ka vrapuar deri në pjesën pas sheshit, ku është zënë nga policia.

    Sic mëson Reporteri.net i dyshuari i ka rezistuar arrestimit, nga ku janë lënduar edhe dy policët.

    Pas konsultimit me prokurorin kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    E kjo ngjarje nuk ka kaluar pa u parë në qytetarët. Profesoresha e universitetit , Teuta Danuza e ka parë ngjarjen dhe e ka ndarë më miqtë e saj në rrjetin social Facebook.

    Ajo e ka duartrokitur këtë veprim të policisë.

    “Më e rastisi me pa një skenë ku polici vrapoi dhe e zuri një të dyshuar të armatosur! Në kushte normale kjo do të duhej të ishte normale – realizim i detyrave të punës! Por duke marr parasysh pagën e vogël si dhe mungeseë e sigurimeve jetësore për një profesion me rrezikshmëri të lartë është për të lavderuar punën e tyre! Pa dyshim, jeni krenaria jonë!”ka shkruar Danuza. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!