×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më thoni që nuk është e vërtetë”- reagime të shumta lidhur rezultatet e sondazhit për papunësinë në Kosovë

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 22:46

    Pretendimit të çuditshëm të Ministrit në shkuarje të Financave, Besnik Bislimi, se gjatë krizës së pandemisë në Kosovë ka rënë numri i të papunësuarve, po i besojnë shumica e qytetarëve që janë përgjigjur në një sondazh televiziv.


    56% e shikuesve të TV Dukagjinit, janë përgjigjur ‘Po’, në pyetjen e sondazhit “A besoni se që gjatë pandemisë është zvogëluar papunësia në Kosovë?”, shkruan Reporteri.net.

    Përkthyer në vota, 10328 ndjekës në facebook të televizionit kanë menduar kështu.

    E këtë nuk po mund ta besojë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai këtë e ka quajtur verbëri, shkruan Reporteri.

    “Në një sondazh në TV Dukagjini, 53% e atyre që votuan besojnë se gjatë pandemisë është ulur papunësia. Më pëlqen optimizmi, por jo kur është i verbër!
    Vend i mundësive!”

    Me rezultatet e këtij sondazhi nuk po mund të pajtohet as profesori universitar Rrahman Paqarizi.

    Ai ka thënë se këto rezultatet ngjasojnë me ato të publikuara në ndonjë portal satirik.

    “Kallxomeni dikush qe s’eshte e vertete. Me thoni qe eshte nje postim i radhes i kukunews ose kungulli.
    P.S.
    Une mendojsha madje qe ministri Bislimi me qat barcolete ka konkurru te konkursi i Shpend Ahmetit per “vicin” ma te mire e bash dojsha me votu”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158254835839634&set=a.494804254633&type=3

    Analisti Ilir Mirena ka thënë se kjo është dëshmi për shpërlarjen e trurit që ekziston tek popullata.

    Ndryshe, këto pretendime i kanë parë si të pamundura shumica e eksperteve të Ekonomisë, ndërsa një pjesë e shoqërisë civile kanë nisur të tallen me deklarimet e Ministrit kosovar, që tha se në muajin e fundit vendi shënoj ulje 6.6% të numrit të të papunësuarve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!