×
  • Lajme
  • Lajme

    Me tupanë, Busavata feston rihapjen e shkollës

    Reporteri
    20 Nëntor 2021 | 22:22

    Banorët e fshatit Busavatë të Kamenicës kanë organizuar një festë për të shënuar fundin e reformës arsimore.

    Me muzikë e vallëzime banorët këta festuan në oborrin e shkollës, duke paralajmëruar se do të bëhet tradicionale si formë e “çlirimit”, njofton Klan Kosova.

    Edhe këtë herë kishte vargje kushtuar kryetarit të zgjedhur Kadri Rahimajt, për të cilin banorët deklarojnë t’ju ketë premtuar se nuk do ta vazhdoj riorganizimin e shkollave me numër të vogël nxënësish, të cilën e kishte filluar ish-kryetari Qëndron Kastrati, vite më parë.

    Rahimaj, të shtunën nuk u deklarua në lidhje me planet e tij për reformën, me arsyetimin se ende nuk e ka marrë zyrtarisht detyrën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!