×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe: 15 kosovarë doktoruan në Fakultetin e Kragujevcit me tema për pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 10:08

    Mediat në Serbi raportojnë për një skandal me diploma, ku siç raportohet disa shqiptarë të Kosovës kanë marrë disertacione doktorature në Universitetin e Kragujevcit, ndërkohë që referuar dhënave jozyrtare nga Ministria e Brendshme, gazeta serbe Blic raporton se ata gjatë kësaj kohe as që ndodheshin në Serbi, transmeton Reporteri.net.


    Sipas kësaj gazete të gjitha këto disertacione doktorature, të gjetura tani, u shtypën gjatë vitit 2016 dhe i referohen drejtpërdrejt rektorit të atëhershëm të Universitetit të Kragujevcit, Nebojsha Arsenijeviq.

    Këto diploma mbajnë nënshkrimin e tij.

    Kjo pjesë e “studentëve shqiptarë” nga Kosova raportuan se doktoruan në Kragujevc  pikërisht në tema që lidhen me Kosovën, si: “Menaxhimi i procesit të integrimit të Kosovës në BE – aspektet ekonomike, politike dhe sociologjike të anëtarësimit në BE”.

    Dyshohet se edhe 15 diploma të tjera të shqiptarëve të Kosovës ishin përfunduar sipas të njëjtit model.

    Tani për tani, është publikuar një diplomë e plotë e lëshuar në emër të Safet Hoxhës, dhe të tjera raportohet se janë gjetur në një skedar të veçantë në një kompjuter në Universitet. Ekziston një dyshim i bazuar se ato gjithashtu janë shtypur, më pas janë nënshkruar dhe lëshuar.

    Raportohet se kjo ka ndodhur pa ndonjë bazë ligjore sepse Universiteti i Kragujevcit kurrë nuk i ka regjistruar ata shqiptarë të Kosovës, dhe as nuk posedon disertacionet e tyre të doktoratës, e as nuk janë në listën e përgjithshme të disertacioneve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!