×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe: Avionët luftarakë qëndruan mbi Sanxhak pas aksionit në Veri

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 15:44

    Avionët luftarakë serbë gjatë ditës së sotme qëndruan në gatishmëri pas tensioneve në veri.


    Tanjugu serb raporton se avioni luftarak i tipit MIG 29 fluturoi sot mbi Novi Pazar në drejtim të Zonës së Sigurisë Tokësore, transmeton reporteri.net.

    Siç shkruan kjo agjenci kjo u bë pasi Presidenti serb Aleksandar Vuçiq këtë mëngjes,pas aksionit të sotëm të njësive speciale të Policisë së Kosovës, urdhëroi që ushtria serbe të qëndrojë në gatishmëri.

    “Nëse ka ndonjë rrezik për rendin dhe jetën e njerëzve në veri të Kosovës, ushtria jonë do të mbrojë popullin tonë”, tha ndër të tjera presidenti serb në fjalën e tij.

    Kujtojmë se në aksionin e sotëm të përqendruar kryesisht në veri të Mitrovicës janë arrestuar 19 punonjës të policisë, 11 prej tyre të nacionalitetit serb, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë. Nga të arrestuarit 1 ka qenë me gradën e kapitenit, 3 me gradën e rreshterit dhe të tjerët zyrtarë policor. Po ashtu anë konfiskuar edhe gjëra të ndryshme ilegale që do të shërbejnë si prova materiale si armë, pajisje teknologjike dhe sasi parash. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!