×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe ”çmenden” pasi kuptojnë se Milani po vjen në Kosovë

    Reporteri
    05 Korrik 2019 | 22:22

    Gjatë ditës së sotme, ekipi i famshëm italian, Milan konfirmoi se me 10 gusht do të jetë në Kosovë për të zhvilluar miqësoren me kampionin e Kosovës, Feronikelin.


    Ky lajm ka qenë një ‘dush i ftohët’ për mediat në Serbi që po mundohen të bëjnë propagandë kundër Kosovës.

    Portali racist ‘Alo’ e ka quajtur skandaloze këtë veprim të ekipit italian.

    ‘Skandaloze! Ata vijnë me kënaqësi! Milan luan ndeshje në Prishtinë’ , kështu ishte titulli i portalit serb.

    Në artikull ata kanë shkruar që Milan duhet të kujtoj që së fundmi kanë transferuar Rade Krunic, i cili sipas tyre ka lindur në Republikën Srpska në Bosnje.

    Pa dyshim ekipi i Milan është skuadra më e madhe që ka zbarkuar ndonjëherë në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje futbolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!