×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe demantojnë vetën, Vuçiq nuk vjen te Liqeni i Ujmanit

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 13:00

    Meidat serbe sot raportiuan se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në prag të takimit të nivelit teknik të Brukselit dhe në prag të takimit të 4 shtatorit në Washington nesër gjatë ditës do të vizitojë liqenin e Ujmanit.


    Por media serbe që ka publikuar këtë lajm Nova.rs. më pas ka demantuar vetën, duke thënë se nuk do të realizohet një vizitë e tillë.

    Kjo media ka kërkuar falje duke thënë se publikuar një lajm të vitit 2018.

    Kujtojmë se Vuçiq në shtator të vitit 2018 kishte vizituar Liqenin e Ujmanit, ku ishte pritur nga ambiente të dekoruara me flamurin serb, i cili ishte vendosur në rrugë dhe në digën e liqenit.

    Vuçiq nuk kishte ngurruar që Liqenin e Ujmanit ta konsideronte si një pasuri ekonomike të Serbisë, shkruan Reporteri.net.

    Ndaj vizitës së tij atë kohë ishte bërë shumë zhurmë.

    Enver Hoxhaj, që ishte zv.kryeministër i Kosovës, kishte thënë se vizita e Vuçiq në Liqenin e Ujmanit (Gazivodës), është e njëjtë me vizitën që kishte bërë më 1989, presidenti i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq në Gazimestan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!