×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe ia citojnë sërish fjalët e Shkëlzen Gashit, raportojnë për shkarkimin e tij

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 18:35

    Ashtu siç raportuan dje për deklaratat e tij, mediat serbe kanë raportuar edhe sot për shkarkimin e këshilltarit të Kurtit, Shkelzen Gashi, pas fyerjeve që ky i fundit lëshoi ndaj UÇK-së.


    Mediat në Beograd sot kanë cituar statusin në Facebook të Kurtit, ku ai lajmëron për shkarkimin e Gashit, transmeton lajmi.net.

    “Tha se UÇK-ja ka kryer krime, shkarkohet”, është titulli i “B92”, njërit prej mediumeve më të mëdha në Serbi.

    Për këtë zhvillim ka shkruar edhe gazeta tjetër serbe, “Danas”, e cila po ashtu ka cituar fjalët e Kurtit në statusin e tij për shkarkimin e Gashit.

    Ndryshe, Gashi u shkarkua nga pozita e këshilltarit politik pas deklaratave të tij për UÇK-në, ku tha se pjesëtarë të saj kanë kryer krime lufte, dhe se janë përgjegjës për zhdukjen e rreth 1 mijë civilëve.

    Një deklaratë e tillë ka shkaktuar debat të ashpër në opinion, përfshirë edhe nga vetë akterë të Vetëvendosjes të cilët kërkuan shkarkimin e Gashit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!