×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe: Rakiq hoqi flamurin e Kosovës nga zyra e tij

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 0:48

    Mediat serbe kanë shkruar për heqjen e flamurit të Kosovës nga zyra e zëvendëskryeministrit nga Lista Serbe, Goran Rakiq, transmeton Reporteri.net.


    “Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, hoqi nga kabineti i tij flamurin e Kosovës.

    “Flamuri u përdor në takimet zyrtare nga paraardhësja i tij Emilja Rexhepi”, shkruan b92.

    Sipas këtij mediumi në dy takimet që Rakicq pati, me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë Natalija Apostolova, nuk kishte simbole të “të ashtuquajturës të shtetit të Kosovës”, të paktën sipas fotove zyrtare të dërguara në media nga Zyra për Media e kësaj ministrie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!